Jam këtu për bizneset e reja
Më lejoni të ndihmoj në rritjen e biznesit tuaj.
Si një këshilltare dhe strategjiste e biznesit, jam këtu për të ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për bizneset e vogla dhe të mesme. Misioni im është të ndihmoj në rritjen dhe zhvillimin e biznesit tuaj duke përdorur njohuritë e mia në strategji biznesi dhe krijimin e përmbajtjes. Lejoni që bashkë të identifikojmë sfidat dhe të gjejmë zgjidhje inovative që do të çojnë biznesin tuaj drejt suksesit.
Unë jam Irma, një studente në përfundim të studimeve të menaxhimit të biznesit në Itali. Me një përvojë të pasur në fushën e biznesit dhe një pasion për të ndihmuar bizneset e vogla të rriten dhe të zhvillohen, unë jam këtu për të sjellë një frymë të re në botën e biznesit në Shqipëri.
Nëpërmjet përvojës sime në bizneset online, kam mësuar se çdo biznes është unik dhe ka nevojë për një qasje personalizuar për të arritur suksesin. Qëllimi im kryesor është të krijoj lidhje me klientët dhe të jem në gjendje të kuptoj vështirësitë dhe nevojat e tyre për të ofruar zgjidhje efektive dhe të personalizuara.
Për mua, çdo klient është një sfidë dhe një mundësi për të krijuar diçka të jashtëzakonshme. Jam këtu për të ndihmuar bizneset të ecin përpara dhe të arrijnë suksesin që meritojnë. Ju lutem më kontaktoni për të filluar rrugëtimin tuaj drejt suksesit të biznesit tuaj!
Këshillim për Menaxhimin e Biznesit:
Gjatë udhëtimit tuaj në botën e biznesit, mund të ndesheni me sfida dhe çështje komplekse të menaxhimit. Unë ju ofroj një dorë ndihmëse për të naviguar në këto situata dhe për të gjetur zgjidhje efikase për të avancuar biznesin tuaj.
Planifikim dhe Zhvillim i Markës:
Marka juaj është identiteti juaj në treg. Së bashku, mund të zhvillojmë një strategji të qëndrueshme për të ndërtuar një markë të fuqishme dhe tërheqëse që do të shënojë prezencën tuaj në treg.
Marketing Online dhe Strategji për Rritjen e Shitjeve:
Duke përdorur kanale të ndryshme online, mund të ndërtojmë një strategji marketingu të personalizuar për të rritur eksponencën tuaj dhe për të rritur shitjet. Bashkë, mund të krijojmë një plan të qëndrueshëm për suksesin online të biznesit tuaj.
Krijimi i Permbajtjes për Mediat Sociale dhe Blogje:
Në një botë ku përmbajtja është mbretëreshë, është e rëndësishme të keni një prezencë të fortë dhe tërheqëse në mediat sociale dhe në blog. Unë mund të ju ndihmoj të krijoni përmbajtje tërheqëse dhe të efektshme që tërheqin vëmendjen e audiencës së juaj.
Krijimi dhe Redaktimi i Video-reklamave dhe Reels:
Video-reklamat dhe reels janë mjetet më të fuqishme për të komunikuar mesazhin tuaj në një mënyrë tërheqëse dhe të përmbajtshme. Së bashku, mund të krijojmë video-reklama dhe reels të shkëlqyera që do të përforcojnë markën tuaj dhe do të rrisin angazhimin e audiencës.
Konsultime për Ndërtimin e Faqeve të Internetit dhe Strategjitë e Përmbajtjes:
Faqja juaj e internetit është vendi ku audiencë e para do të njohin për biznesin tuaj. Me këshillat dhe konsulencen time, mund të sigurojmë që faqja juaj të jetë e përshtatshme dhe e përmbushë qëllimet e biznesit tuaj.
"Ide Reels" (Çmimi: 30€):
Krijoni një eksperiencë tërheqëse për audiencën tuaj me 30 ide reels të personalizuara, perfekte për të rritur shikimet tuaja dhe për të transformuar faqen tuaj në një hapësirë argëtuese, ku prezantohen më shumë se vetëm produktet.
"Reels Te Gatshem" (Çmimi: 60€):
Nuk keni kohë ose dijeni për të krijuar reels? Me paketën tonë "Reels Te Gatshem", ju merrni 30 reels gatshëm, të përshtatura me materiale nga biznesi juaj, duke e bërë përvojën tuaj në media sociale më të lehtë dhe më të shpejtë se kurrë më parë.
"Plan Marketingu Online" (Çmimi: 99€):
Krijoni lidhje të ngushta me audiencën tuaj dhe rrisni shitjet tuaja me planin tonë të marketingut online. Me strategjitë tona të personalizuara, do të jeni në gjendje të kapni vëmendjen e audiencës dhe të ndërtoni një figure të fortë për biznesin tuaj në internet.
"Plan Biznesi dhe Marketingu për Profesionist" (Çmimi: 135€):
Përgatitu për të prezantuar shërbimet tuaja online me një stil të përshtatshëm dhe profesional. Paketa përfshin zgjedhjen e logos, bio, paleten e ngjyrave, dhe një plan marketingu të personalizuar, si dhe 10 ide për reels dhe postime që do t'ju ndihmojnë të prezantoni shërbimin tuaj në mënyrë tërheqëse dhe efektive.